https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Noka për Lazaratin: Pro policisë, por qeveria bën "show" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka thyer heshtjen duke komentuar per here te pare aksionin e policisë ne Lazarat. Ne nje deklarate per mediat PD thekson se mbështet dhe do të mbështesë çdo vendim dhe aksion kundër narkotrafikut. Partia kryesore e opozites ka nënvizuar se mbeshtet forcat e policisë në aksionet e tyre, por ne te njëjtën kohe i ben thirrje profesionistëve të mbetur në polici të ruajnë jetët e qytetarëve dhe punonjësve të rendit dhe të ndalin çdo veprim që ushtron terror psikologjik ndaj popullatës civile. Edhe ne kete deklarate aksioni ne Lazarat cilësohet pseudo-fushate e kryeministrit dhe ministrit te Brendshëm Tahiri pasi sipas demokrateve narkotrafikantët e punësuar në zyrat e shtetit  nuk mund ta luftojnë drogën. Edhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka bere kujdes te ndaje punen e policise nga qeveria. "Mbështes policinë por ky është një show i Tahirit. Ky është një show dhe një akt banditesk i Tahirit". Ky eshte reagimi i pare i opozites, e cila deri me tani kishte zgjedhur heshtjen per Lazaratin edhe pse lufta kundër trafikut te drogës ka qene ne qendër te aksionit politik te PD prej muajsh.

Share This Video


Download

  
Report form