http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Shqipëria të vijojë reformat, opozita të miratojë Kodin Zgjedhor?, kështu ka deklaruar për DW, ministri gjerman i shtetit, Michael Roth.Në një intervistë të dhënë pas takimit që zhvilloi me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministri Roth I bëri apel qeverisë shqiptare që të vijojë reformat pasi janë e vetmja mënyrë për integrimin e vendit në BE.Ai tha se qeverisë federale gjermane i duhet vetëm një ?po? nga Bundestagu për t?i dhënë dritën jeshile Shqipërisë.?Një gjë është e qartë: Çdo vend kandidat matet me arritjet e veta. Këshilli i BE-së vendosi në qershor 2018 se me çfarë do të maten përparimet e Shqipërisë. Këtu kanë rëndësi qendrore reformat në administratën publike, gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe të drejtat e njeriut. Shqipëria duhet të vazhdojë të ndjekë reformat e saj, në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së - të cilat duhet ta marrin këtë vendim njëzëri - të jenë të bindur se përparimi i saj është i mjaftueshëm për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Qeverisë federale për një "po" i nevojitet drita jeshile nga Bundestagu.?I pyetur më tej në lidhje me procesin e vettingut, Roth tha se deri më tani reforma gjyqësore ka ecur mirë pasi një numër I madh gjyqtarësh kanë dalë jashtë sistemit.?Procesi i verifikimit të gjyqtarëve - i ashtuquajturi vetting - i cili ka filluar vitin e kaluar, është duke ecur mirë. Deri më tani janë shqyrtuar ose janë tërhequr nga procesi paraprakisht gati 100 gjyqtarë dhe prokurorë. Rreth gjysmës së tyre iu desh të largohej nga gjyqësori kryesisht sepse nuk mund të shpjegonte me besueshmëri origjinën e pasurisë. Përveç kësaj, për plotësimin e vendeve vakante është ngritur një institucion i ri i pavarur dhe Shkolla e Magjistraturës po e përmirëson cilësinë e kualifikimit të tyre. Megjithë vështirësitë e mëdha që ka, kjo reformë gjyqësore është shembullore.?Ministri Roth u ndal edhe tek çështja e korrupsionit.?Këtë e shoh me shqetësim. Lufta kundër korrupsionit duhet të vijojë me vendosmëri dhe është një prioritet kyç për hapjen e negociatave me BE-në.?Sakaq, ministri gjerman i bëri thirrje opozitës dhe qeverisë që të miratojnë sa më shpejt reformën zgjedhore.?Zbatimi i reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it është i rëndësishëm për të forcuar sistemin zgjedhor e bashkë me të edhe demokracinë në Shqipëri. Ne e kemi mbështetur intensivisht përgatitjen e propozimeve konkrete për reformën zgjedhore - prandaj presim që kjo reformë të miratohet në Kuvend dhe të zbatohet me shpejtësi. Këtu pritet që të luajë një rol të veçantë edhe opozita, e sidomos Partia Demokratike, pasi qeveria nuk e ka shumicën e mjaftueshme të votave për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Natyrisht, shkeljet e të drejtës së votës, të cilat qysh tani janë të dënueshme, duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen. Zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë themeli i çdo demokracie të vërte...