http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse ligji parashikon se nese administrata tatimore vonon ne kohe rimbursimin e tatimit per vleren e shtuar ndaj biznesit, ky i fundit mund te kërkojë edhe interes per ditet e vonuara, nje praktike e tille nuk ka gjetur zbatim. Ndaj biznesi kërkon qe mos t e kete vetem penalitete per sipermarrësit qe shkelin ligjin por edhe ndaj administratës qe nuk respekton afatet. Përfaqësues te administratës tatimore thone se per çdo rast vonese biznesi ka te drejte te ankimoje çeshtjen dhe me pas te mund te marre parate qe i takon. Por problem me i madh deri me sot ka qene fakti se bizneset nuk kane marre TVSH dhe jo me interesat. Ne nje takim me anetare te dhomës amerikane te tregtisë dhe përfaqësues te tatimeve, këta te fundit thane se ka nje rënie te numrit te ankesave te biznesit dhe gjobave, pasi sipas tyre jane shmangur ne maksimum penalitetet qe vendoseshin ne mënyrë abuzive.