http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Administrata doganore do te ofroje zhdoganimin lokal për bizneset, nje shërbim ky, i cili ne thelb shkurton kohen dhe kostot. Kjo do te thotë qe nuk do te jete e nevojshme qe biznesi te qëndroje ne pikat doganore per te vijuar me procedurat e zhdoganimit. Përfaqësuesit e doganave sqarojnë se jo te gjithë bizneset mund te përfitojnë ketë shërbim. Janë vendosur disa kritere si dhe sipërmarrësit do te duhet te pajiset me autorizim nga administrata qendrore. Interesi nga bizneset për te përfituar nga kjo procedure e re aktualisht është i ulet, pasi ende nuk janë bere efektive udhëzimet. Nga ana tjetër, bizneset nuk janë ne dijeni te kësaj procedure te re.