http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse të bie rasti të kalosh në aksin rrugor të autostradës nga Fieri drejt Lushnjës të bien në sy këto makina të shkatërruara. Pamja nuk është e këndshme por vendosja e tyre e ka një domethënie. Kjo është një lloj fushate sensibilizuese që zbatohet për herë të parë në Shqipëri nga policia rrugore me qëllim uljen e numrit të aksidenteve. Efektet janë të menjëhershme tek drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks. Nga ana tjetër ministria e transporteve dhe ajo e brendshme kanë menduar edhe një tjetër formë për një kujdes më të madh në qarkullim siç janë këto tabela. Fushata ka nisur në këtë aks rrugor duke qenë se kohët e fundit janë shënuar një numër i lartë aksidentesh rrugore. Rasti më i fundit ishte dy ditë më parë në kthesën e cermës në aksin Lushnjë- Rrogozhinë humbi jetën një 52-vjeçar, në përpjekje të kaloj autostradën.