https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Prapaskenat e "statusit" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga e Shqipërisë për te marre statusin e vendit kandidat nuk ka qene vetëm një përpjekje për të bindur vendet skeptike ndaj zgjerimit por edhe një beteje e forte diplomatike për te zgjidhur probleme dypalëshe te mbartura nga qeveria paraardhëse apo te krijuara se fundmi. Ballkan insight raporton se europarlamentari Eduard Kukan; një prej politikaneve te Brukselit qe e njeh me mire Shqipërinë; ka deklaruar se 6 vende te be kishin rezerva për ti dhëne Shqipërisë statusin e kandidatit dhe qëndrimin me te ashpër e kishin Spanja dhe Çekia. Sipas kukanit Spanja ishte kundër statusit te vendit kandidat për Shqipërinë për shkak se Tirana zyrtare kishte vendosur te mbështeste Turqinë dhe Zelandën e re dhe jo Madridin ne ambicien për tu bere anëtare jo e përhershme e këshillit te sigurisë ne OKB. dhe ky qëndrim i Shqipërisë ndaj Zelandës se re duket se ka çuditur edhe europarlamentarin kukan.Ndërkohe qe ne lidhje me Çekinë Kukan i jepte te drejte Shqipërisë duke e gjykuar si shume te ashpër qëndrimin e Pragës zyrtare. Te gjitha këto sfida duket se tashme janë mbyllur me vendimin e këshillit evropian për statusin e vendit kandidat; por kjo experience paralajmëron sfida akoma me te vështira për hapjen e negociatave; vendim ky qe sipas zyrtareve te Brukseli nuk mund te arrihet me herët se një vit nga momenti kur komisioni evropian do t'ua rekomandoje vendeve anëtare. Dhe tashme qeverise i mbetet te binde se pari komisionin se i ka zbatuar prioritetet para se te lobojë tek vendet anëtare.

Share This Video


Download

  
Report form