Pretenca për Dritan Dajtin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pese vitesh, togat e zeza te krimeve te renda i kane dhëne fund shqyrtimit gjyqësor per te akuzuarin e vrasjes se katër policeve ne Durrës Dritan Dajti.Ne një seance qe u zhvillua me dyer te mbyllura, prokurori i çështjes Ardian Nezha, ka lexuar konkluzionet përfundimtare te hetimit, duke kërkuar dënimin e 40-vjeçarit me burgim te përjetshëm për secilin nga 4 te vrarët dhe 1 milion leke gjobe. Tashme është radha e te pandehurit qe te paraqesë pretendimet e tij dhe me pas gjykata do te jape verdiktin përfundimtar, duke i dhëne fund kështu një procesi te tejzgjatur prej 275 seancash për shkak te pretendimeve te te pandehurit. Sipas akuzës, Dajti duhet të dënohet me burgim te përjetshëm, pasi është gjetur fajtor në ekzekutimin me gjakftohtësi të 4 agjentëve të policisë, një shokut te tij dhe per plagosjen e një kalimtari të rastit, në momentin kur efektivët po tentonin ta arrestonin. Procesi gjyqësor kishte një muaj, që zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të deklaratave fyese e kërcënuese të dajtit ndaj gjyqtareve. Mësohet, se pretenca u lexua pa prezencën e Dajtit, i cili do te njoftohet me shkrim për konkluzionet e prokurorisë. Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj në aksionin për arrestimin e tij por per te paktën njerin prej te vrarëve i pandehuri ka pretenduar se nuk është ai autori por vete efektivet e policisë.

Share This Video


Download

  
Report form