http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trafikantet e hashashit nuk kane lëne pa shfrytëzuar asnjë hapësire sado te vogël qe mund te shfrytëzohet për te mbjelle kanabis sativa. Ky ishull qe ndodhet ne mes te liqenit te Vaut te Dejës ne Shkodër, është vendi i radhës ku trafikantet kane fshehur parcelat me hashash. Policia ka marre informacion mbi to dhe ketë te marte ka nisur një aksion për asgjësimin e tyre. Por rruga e vetme për te mbërritur këtu, është përmes gomones. Bimësia ne ketë ishull te vogël është si ne një xhungël: një vend ideal për te fshehur kanabisin e larte. Dhe ne fakt, ne brendësi te tij, policia gjeti dy parcela me rreth 800 rrënje kanabis secila. 40 police te pajisur veç armeve edhe me drapër, kane bere asgjësimin e kanabisit. Ne fillim e kane prere, e me pas e kane djegur. Operacioni është mbyllur edhe me një person te arrestuar. Ne pranga ka rene një banor i zonës, i dyshuar si person qe ka kultivuar drogën. Por aksioni i policisë është shtrire edhe ne dy brigjet e liqenit ne fshatrat Vjerdh, Lisen dhe Mazrek në komunën Gur i Zi të Vaut të Dejës. Pese parcela te tjera me mijëra rrënje kababis te zbuluara aty u asgjësuan.Aksioni antikanabis ne ketë vend, ka nisur jave me pare dhe do te vazhdoje deri sa e gjithë zona te jete pastruar.