http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
162 kilogramë drogë u sekuestruan nga policia e shtetit gjatë tre operacioneve të ndryshme. Ne operacionin të koduar ?Kurtaj?, policia e Fierit arrestoi dy vëllezër, pasi në banesën e tyre u gjetën 86 kilogramë kanabis. Droga ishte vendosur në dy fuçi plastike dhe 5 thasë plastmasi. Altin dhe Teli Shyti kishin përgatitur hashashin duke e ndarë në qese, ndërsa dyshohet se do e trafikonin në Itali. Gjithashtu, atyre iu sekuestrua dhe një armë zjarri, 1 motoçikletë dhe një makinë. Në Skrapar në një nga tunelet e fshatit Strot u gjetën 72 kilogramë kanabis sativa. Për rastin, policia e Beratit ka nisur hetimet për dy nga banorët e zonës, por për shkak të sekretit hetimor, identitetet e tyre nuk bëhen të ditura. Ndërkohë në Gjirokastër një 61-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi kishte fshehur në stanin e tij 4.5 kilogramë hashash. Muzafer Shkrepa, banues në Kolonjë u arrestua në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë.