Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Finalizohet në Kinë marrëveshja për nisjen e punimeve në një segment të Rrugës së Arbrit nga një kompani kineze e cila kishte mbetur peng e kërkesës për më shumë fonde nga Banka Botërore. Kjo u konfirmuar gjatë vizitës së Kryeministrit në Kinë dhe pjesmarrjes në Samitin Ekonomik Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore. Kreu i Qeverisë shqiptare ka njoftuar edhe arritjen e disa marrëveshjeve të tjera te rëndësishme siç është ajo për ndërtimin e Korridorit të Kaltër. Raportohet të jetë diskutuar edhe për investimet kineze në zonat e lira ekonomike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-takim-me-homologun-kinez-diskutojne-per-rrugen-e-arbrit/