Ora News – Rruga e Arbrit, Haxhinasto: Ofertat e firmës kineze të larta, presim propozim tjetër

Ora News Lajme 2016-06-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, kërkoi sqarime nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, për mos realizimin e rrugës së Arbrit.
I thirrur në interpelancë për këtë çështje, Haxhinasto tha se kompania kineze deri në këto moment ka dorëzuar 5 propozime, por asnjëri nuk është kualifikuar. Haxhinasto, nuk vendosi ndonjë afat kur rruga e mund të jetë realitet.
Haxhinasto: Me kosto investimi të lartë, me kosto ndihmëse shumë të lartë dhe me kosto financimi të lartë.
Por Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, tha se kjo rrugë është përdoru politikisht, ndërsa akuzoi ministrin e Transporteve se nuk ka vullnet për ta përfunduar, dhe se zona verilindorë përfshirë Dibrën, është lënë në harresë.
Dodo: Sot shqiptarët duhet ta dinë nga ajo që ju thatë: nuk do të bëhet për sa kohë që nuk vendosim të gjithë bashkë këtu në Parlament që është projekti më i rëndësishëm dhe duhet të gjejmë fondet aty ku duhet të jenë.
Haxhinasto tha se qeveria shqiptare është në pritje të një oferte tjetër nga kompania kineze, ndërsa bëri me dije se interes ka shfaqur dhe një kompani shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-arbrit-haxhinasto-ofertat-e-firmes-kineze-te-larta-presim-propozim-tjeter/

Share This Video


Download

  
Report form