Rama: Kundër çdo lloj dhune - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

"Pa asnjë dyshim kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë kundër çdo forme dhune, nga dhuna verbale, tek dhuna fizike. Nga dhuna verbale, si nxitje drejt dhunës fizike, tek dhuna fizike si përgjigje ndaj dhunës verbale".

Me këto fjale Kryeministri Edi Rama ka dënuar konfliktin mes deputeteve Strazimiri
dhe Ndreu; por lideri i mazhorances nuk ka lene mënjane kritikat ndaj sjelljes se opozitës ne parlament çdo te enjte duke përsëritur te njëjtin apel.

"Për t'u ndarë duke mbyllur veshët e duke shtrënguar dhëmbët, dhe duke mos reaguar në asnjë formë ndaj provokimeve të vazhdueshme dhe asaj dhune të vazhdueshme verbale që këta zotërinjtë këtu e kanë kthyer në status për veten e tyre. Marrin fjalën këtu në foltore dhe fjalën "bandit", "mafioz", "mostër", gjithë këto lloj epitetesh, drejtpërdrejtë personale për njërin e për tjetrin, i konsiderojnë normalitet demokratik."
Lideri i mazhorances ka sqaruar edhe ligjin e ri për përdorimin e armeve qe ndalon përdorimin e tyre ndaj protestuesve.
"Pamundësia për të përsëritur "21 janarin" dhe për të shkrehur plumba prej vërteti mbi protestuesit, kudo qofshin dhe për çfarëdo arsye protestofshin. Ky është një moment shumë i rëndësishëm që ndan qartësisht dy epoka dhe që dallon qartësisht edhe njëherë tjetër, për të gjithë ata që kanë nevojë të shohin dallime, ne me këta, që s'janë këtu sot".
Duke iu dhëne përgjigje akuzave te opozitës për situatën e rendit; Rama serish e ka kthyer vëmendjen tek sistemi gjyqësor.
"Shumë prej kronikave të këtyre vrasjeve, janë kronika vrasjesh të paralajmëruara si rezultat i një sistemi drejtësie të kalbur. Bëhet fjalë për njerëz që nuk është Ministri i Brendshëm që i quan kriminelë, por që i ka përkufizuar si të tillë Gjykata, që i ka dënuar si të tillë Gjykata, e që pastaj kanë rigjetur rrugën e lirisë, përmes gjyqtarësh të korruptuar".
Sipas kryeministrit Rama ligji për përdorimin e armeve do t'i japë mundësi shtetit te vendose nen kontroll armëmbajtjen nëpërmjet rregullave me te forta.

Share This Video


Download

  
Report form