http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plot 20 mije maturante ngelen ne te paktën 1 prej provimeve te maturës. Pas përfundimit te katër provimeve, nga 45 mije gjimnaziste qe morën pjese ne maturën shtetërore, 34% janë mbetës. Duke e cilësuar alarmante shifrën e ngelesve dhe vlerësimet fiktive ne shkolla, ministria pritet te nise një reforme te thelle ne radhët e mesuesve. Trajnim arsimtareve problematike dhe largim nga puna te pakualifikuarve. Për 20 mije maturantet mbetës, provimet e vjeshtës do te zhvillohen ne javën e trete te shtatorit. Ata gjimnaziste qe kalojnë provimet e mbetura, kane shanse për te hyre vetëm ne Universitete Private pasi publiku nuk ua ofron ketë te drejte te paktën për një vit. Megjithatë zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj iu rekomandon prindërve qe fëmijët me rezultate te ulëta t'i orientojnë ne shkollat profesionale, pasi universiteti është investim i humbur. Vetëm vitin e ardhshëm, kur te miratohet ligji i ri i arsimit te larte, Universitetet Private dhe ato publike do te kenë te njëjtin standard ne pranimet e kandidateve. Te rinjtë me mestarë nen notën 6 nuk mund te aplikojnë për shkolle te larte. Ndërkohe shkollat e larta po përgatisin kuotat për vitin e ri akademik. Ndryshe nga vite me pare nuk do te ketë shtesa.