http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka qene nje gjobvenie e vërtete po thjesht nje loje per te provuar dashurinë e babait ndaj vajzës. Kështu te paktën ka pretenduar avokati Hysen Spahia, i cili ka mbrojtur ne Gjykatën e Krimeve te Renda 18- vjecarin Orion Hoxha, nje nga tre adoleshentet qe i vunë gjobe 400 mije euro biznesmenit Laver Çoba. Po pavarësisht prej këtyre pretendimeve, Gjykata e Krimeve te Renda vendosi te lere ne burg dy te rinjtë Orion Hoxha dhe Kristi Gjora, ndërkohe ka lene te lire per t?u gjykuar ne masën detyrim paraqitje 18 vjeçaren Nensi Çoba, kjo e fundit vajza e biznesmenit. Ngjarja ka ndodhur tre dite me pare, ku tre te rinjtë ne bashkëpunim me njeri- tjetrin kane telefonuar babain e 18 vjeçares, te cilit i kane kërkuar t?i jepte 400 mije euro ne te kundërt rrezikohej jeta e vajzës se tij. Sipas deklarimeve te dhëna nga 18- vjecarja ne polici, gjithçka ishte bere për t?i marre babait te saj nje sasi parash ne menyre qe edhe i dashuri i saj Orion Hoxha te kishte mundësi te shkonte per te studiuar bashke me te ne Zvicër.