http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një gjykatë në Holandë doli me vendimin se ky shtet është përgjegjës për vrasjen e më shumë se 300 djemve dhe burrave boshnjakë myslimane në Srebrenicë në korrik të 1995-ës. Sipas vendimit, paqeruajtësit holandezë dështuan asokohe që të mbronin boshnjakët, kur qyteti ra në duart e ushtrisë së serbëve të Bosnjës. Në këtë ngjarje, u masakruan rreth shtatë mijë civilë të pafajshëm. Në vendim thuhet se shteti i Holandës duhet të pranojë një shkallë të përgjegjësisë për atë çka ndodhi dhe të dëmshpërblejë familjet e 300 viktimave. Vitin e kaluar, gjykata cilësoi si përgjegjëse trupat holandeze vetëm për masakrimin nga forcat serbe të tre personave. Megjithatë, familjarë të viktimave janë shprehur të pakënaqur, pasi numri i të vrarëve ishte shumë më i madh se 300. Zona e Srebrenicës ishte shpallur e mbrojtur nga OKB-ja gjatë konfliktit në Bosnje në vitet '90, me trupat holandeze që vepronin në zonë. Mirëpo ata u dorëzuan forcave serbe të Bosnjes shtatë mijë burra dhe djem, të cilët u masakruan dhe u groposën në një varr masiv. Për ngjarjen e 11 korrikut 1995, po gjykohen në Hagë gjenerali serbo-boshnjak Ratko Mlladiç dhe udhëheqësi politik Radovan Karaxhiç. Megjithatë, dorëzimi i civilëve të forcat serbe, mbetet një njollë ende e pashlyeshme për trupat holandeze.