Masakra e Srebrenicës, 7 persona në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thuajse dy dekada nga masakra e Srebrenices ne Bosnje, qe u mori jetën 8 mije burrave dhe djemve myslimane, policia serbe ka kryer arrestimet e para te personave te përfshire direkt ne vrasje. 7 te dyshuar per vrasjen e mbi 1 mije muslimaneve ne nje depo ne rrethinat e Srebrenices ne korrik te vitit 1995, kane përfunduar ne pranga. Personat e arrestuar, te identifikuar vetëm me iniciale, kane qene pjesëtare te nje njësie te policisë speciale te serbeve te Bosnjës. Masakra e Srebrenices ishte nga ngjarjet me te renda dhe Kombet e Bashkuara vlerësuan se per here te pare qe pas Luftës se Dyte Botërore ne Europe u krye gjenocid. Ne vitin 2011 autoritetet serbe arrestuan dhe dorëzuan ne Gjykatën per krimet e Luftës ne Hage ish gjeneralin Ratko Mlladic, i akuzuar si ideatori i masakrës. Prokurori serb Bruno Vekaric deklaroi se është e rëndësishme te theksohet se per here te pare zyra e prokurorit po merret me vrasjen masive te civileve dhe te burgosurve ne këtë lufte. Kërkimet e nje skuadre prokuroresh serbe e boshnjake vazhdojnë jo vetëm ne Serbi, por edhe ne vendet te tjera te rajonit per te çuar përpara drejtësisë te tjerë te dyshuar per masakrën e per te shëruar plagët e luftës.

Share This Video


Download

  
Report form