http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rendohet pozita e gjyqtarit te apelit dhe njëkohësisht anëtarit te KLD-se Gjin Gjoni. Pas Inpektoriatit te Larte te Kontrollit dhe deklarimit te pasurive edhe policia e shtetit i ka referuar ne prokurori materialet per gjyqtarin, te cilin e akuzon per pastrim parash. Kallëzimi është bere nga Drejtoria e Krimit Ekonomik ndërsa si indicie ka shërbyer kallëzimi i ILDKP-se, i cili e akuzon Gjonin për deklarimi te rreme dhe falsifikim dokumentesh. Kallëzimi është depozituar ne Prokurori ne datën 8 korrik, ndërsa burime nga organi qendror i akuzës kane bere me dije se edhe ky material i është bashkuar kallëzimit te pare, i cili po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit. Por ndërsa akuzat konkrete ndaj gjonit shtohen, ky i fundit i ka quajtur ato si sulme politike qe nuk bazohen ne prova. Gjoni ka folur edhe për sulme ndaj familjareve te tij si dhe per kontrolle me gjoba e presione ne bizneset e familjes. Sipas tij, ato kane ardhur me urdhër nga vete kryeministri. Gjyqtari u shpreh se keto akuza dhe inskenime qe po i bëhen qëllimisht do ti zgjidhe ne gjykate dhe do te vere ne dijeni edhe ndërkombëtaret për këtë çështje.