http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka dështuar në 300 ditët e para të saj përsa i takon sigurisë publike. Kështu është shprehur Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një tryezë të organizuar me ekspertë të sigurisë dhe kriminalistikës në lidhje me situatën e rendit në vend. "Njerëzit sot ja në të frikësuar nga statusi që ka fituar krimi dhe kriminelët. Dështimin e qeverisë Rama-Meta e tregon edhe gjendja alarmante për jetën e pronën, si edhe paniku që ka mbërthyer qytetarët. Kjo gjendje na dhemb, e na thërret për aksion qytetar"- theksoi kryetari I PD-së. Edhe ekspertët që ishin ftuar në tryezën e mbledhur nga Partia Demokratike, vunë në dukje se gjatë këtyre 300 ditëve, janë shtuar vrasjet dhe viktimat, dëmtimi I pronës, numri I aksidenteve dhe është cënuar siguria në vend. Për ekspertët e sigurisë, krimi është riorganizuar gjatë këtyre muajve.