http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha paralajmëron protesta qytetare per te mbrojtur votën e lire përmes numërimit elektronik. Kreu i opozitës ka akuzuar koalicionin e majte për mungese vullneti per zbatimin e këtij procesi. Sipas kryetarit demokrat, lëvizjet e fundit brenda mazhorances dëshmuan se qeveria diktohet nga bandat e krimit te organizuar. Ky qëndrim i kryetarit Basha vjen pas nje sere takimesh, fillimisht me ambasadorin amerikan Doland Lu dhe atë te OSBE-se Bernd Borshard. Per gati 90 minuta diplomatet e larte Donald Lu dhe Bernd Bochard kane diskutuar me kreun e demokrateve. Pas takimit ata shmangen komentet per çështjet e diskutuara, por Partia Demokratike përmes njoftimit per median sqaroi se ne fokus te takimit kane qene zgjedhjet dhe zhvillimet politike ne vend. Basha ka theksuar para ambasadoreve se ngjarjet e fundit, ku ministra të qeverisë kanë konfirmuar problemet e ngritura nga opozita për kriminalizimin e qeverisjes, janë dëshmi e fuqizimit të krimit dhe mosshkëputjes së mazhorancës nga krimi. Sipas liderit te opozitës, mobilizimi i kontingjentit kriminal të lidhur me trafikun e drogës me mbështetjen e krerëve të policisë tregon përpjekjen e qeverisë për të dhunuar zgjedhjet e ardhshme. Gjate takimit me diplomatet, Basha ka përsëritur se votimi dhe numërimi elektronik janë e vetmja rrugë për kthimin e besimit tek vota e lirë. Ne orët e pasdites kryetari i demokrateve është takuar edhe me aleatet me te cilët ka diskutuar mbi strategjinë e zhvillimit te protestave.