http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne rastet kur banorët e Voskopojës kanë probleme serioze shëndeti, natyrisht nuk i mjekojnë dot në komunë. Mbërritja në kohë në urgjencën e Korçës është e pamundur, ndërsa sirenat e ambulancave në këto anë dëgjohen tepër rrallë. Por edhe në ato raste kur mbërrijnë, pritja është aq e gjatë sa familjarët preferojnë t'i transportojnë vetë të sëmurët me mjete private. Voskopoja nuk është më larg se 18 kilometra nga qyteti i Korçës. Kryetari i kësaj komune pohon se në mungesë të ambulancës dërgimi i pacientëve drejt spitalit të qytetit shpesh bëhet edhe me makinën e komunës. Por kjo situatë është e njëjtë për të gjithë fshatrat e tjerë të qarkut të Korçës. Këtë e pranon edhe drejtori rajonal i shëndetësisë Edmond Hysenbelliu, madje ai pohon se shërbimi i urgjencës, i dërgon ambulancat drejt fshatrave vetëm në raste të veçanta. Jashtë kamerës, drejtues te urgjencës se shërbimit spitalor te Korçës shprehen se çdo ambulance duhet ta kalojë unazën e qytetit vetëm me urdhër te titullarit te këtij institucioni. Por shqetësimet e banorëve jashtë qytetit tregojnë se ky shërbim thuajse nuk kryhet ndonjëherë.