http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e biznesit te vogël ne Korçe i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama shtyrjen e afatit te sekuestrimit te mallit pa fature nga vendi i origjinës. Sipas kryetarit të kësaj shoqate Albert Nasto prej vitesh malli ndodhet stok në magazina. Nga ana tjetër shoqata u ka kërkuar zyrave tatimore me tepër, përpara se te merren me biznesin e licencuar të kontrollojnë biznesin informal. Bledar Hysenaj është njeri nga tregtaret e pazarit te Korçes qe ka ketë shqetësim. Në këtë pazar ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 200 biznese. Te njëjtin shqetësim e kane pjesa me e madhe e tregtareve të vegjël të këtij qyteti, te cilët mallin që kanë blerë në pikat e shumicës e kane pa fatura tatimore. Vetëm qarku i Korçës ka me shume se 6200 biznese te vogla.