https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Rama: "Qeveria jo lëmoshë, por mbështetje bujqësisë" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Qeveria shqiptare tani nuk ka një mardhënie që bazohet vetëm në subvencione në formë lëmoshe, me fshatin, por jep mbështetje konkrete për të". Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, në konferencën "Bujqësia e rritjes dhe zhvillimit, sfida dhe potenciale". Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria ka ndryshuar qasje ndaj bujqësisë, duke nxitur sipërmarrjen për të arritur nxitjen e prodhimit, punësimit dhe eksportit në vend. "Bindja jonë është se modeli i marrëdhënieve mes shtetit dhe fshatit në gjithë këto vite, i bazuar tek subvencionet në formën e lëmoshave për mbijetesë dhe jo në formën e investimeve për të krijuar zinxhirë vlerash, është një model thjesht dhe vetëm mbijetese, që nuk na çon asgjëkund. "E rritëm me 70% fondin mbështetjes për bujqësinë dhe nga ana tjetër kërkuam që vetë fermerët të angazhoheshin për të aplikuar me projekte, ku kriteri bazë i vlerësimit ishte, çfarë do të sjellë kjo gjëja që do bësh, më pas dhe çfarë do të gjenerojë më pas"- theksoi mes të tjerash kreu I qeverisë shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form