http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha subjektet private në Durrës që nuk kanë paguar detyrimet pranë bashkisë nuk do të lejohen të ushtrojnë më aktivitetin e tyre. Policia bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave të plazhit duke u sekuestruar të gjitha çadrat dhe shezlonget. Vetëm paraditen e se premtes në hapësirën nga Ura e Dajlanit e deri tek Hekurudha, janë bllokuar katër aktivitete që konsiderohen debitorë ndaj zyrës së tatimeve pranë bashkisë. Me fillimin e gushtit, muajit që pritet të jetë edhe kulmi i sezonit turistik në Durrës, bashkia do të kryeje lirimin e hapësirave publike në bregdet me qëllim që 20% e tij të frekuentohet falas nga pushuesit.