http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtimi i numrit të pushuesve dhe automjeteve në qarkullim gjatë ditëve të pikut të sezonit veror ka shtuar edhe numrin e aksidenteve. Vetëm në pak orë përplasjet rrugore u kanë shkaktuar humbjen e jetës tre personave.Paraditen e kësaj të hëne, një kamion cili po udhëtonte me shpejtësi në hyrje të qytetit të Pogradecit ka përplasur një 50 vjeçar i cili po kalonte rrugën me biçikletë. Si pasojë Muharrem Ylli nga ky qytet ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Pelivan Gjona 57-vjeç , i cili ka treguar se nga shpejtësia nuk ka mundur të devijojë dot mjetin e tij për të shmangur aksidentin. Jo vetëm shpejtësia, por edhe përdorimi i tepërt i alkoolit është bërë shkak për vdekjen e një 67-vjeçari nga fshati Topojë i Fierit. Pasditen e te dieles Pandeli Naka ndërsa po udhëtonte me mjetin e tij motoçikletë në gjendje të dehur ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në asfalt. Edhe në Durrës, mbremjen e te dielës, nje makine ka përplasur per vdekje të riun Luan Ndoi. Policia ndërkohe ka arrestuar shoferin 19-vjecar, Sali Tabaku.