Marrëveshja me CEZ, “pjellë” e një mazhorance korruptive - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja e qeverise me kompaninë çeke CEZ vazhdon te denoncohet nga opozita si nje dokument korruptiv qe rendon shqiptaret. Deputeti i PD Florjan Mima ne nje deklarate per mediat e quajti ketë marrëveshje si ?pjelle? te nje maxhorance te papërgjegjshme ne detyrën e saj. ?Negociata mes qeverise dhe CEZ arriti ne vlerën 95.5 milion euro per rikthim e pronësi te shtetit shqiptar te 76 % te aksioneve te kompanisë ceke. Nje marrëveshje e tille është kundërshtuar fort nga opozita qe ne nënshkrimin e saj duke konsideruar si vjedhjen e shekullit. Opinioni publik duhet të vihet në dijeni se Avokati i Shqipërisë, studio e mirënjohur e arbitrazhit ndërkombëtar Derain & Gharavi, e kontraktuar nga shteti shqiptar në tetor 2012, është përjashtuar nga procesi i negociatave të mbajtura ndërmjet qeverisë Rama dhe Kompanisë CEZ. Negociatorët e qeverisë e përjashtuan avokatin tonë ndërkombëtar, sepse e dinin fare mirë se kjo studio e mirënjohur në asnjë rast, në asnjë rrethanë nuk ka këshilluar Shqipërinë të arrijë një marrëveshje të tillë të turpshme. Në asnjë rresht të korrespondencës midis shtetit shqiptar dhe tij, ky avokat nuk sugjeron arritjen e një marrëveshjeje me terma të tillë që e gjunjëzojnë Shqipërinë. Përkundrazi, ne të gjithë korrespondencën e gjatë mes shtetit shqiptar dhe avokatit ndërkombëtar, këshillohet pikërisht e kundërta. Në dokumentin e datës 31 dhjetor 2012, që në fakt është edhe udhërrëfyesi kryesor për hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë, hartuar nga ky avokat, konfirmohet fakti se CEZ a.s dhe bija e saj në Shqipëri, janë përgjegjësit e vetëm të dështimit të privatizimit, të krijimit të humbjeve dhe vështirësive në rrjetin e shpërndarjes. Po ky avokat, në të njëjtin dokument, i sugjeron qeverisë shqiptare mbledhjen e provave për veprimet e paligjshme të CEZ, që shkojnë deri në përgjegjësi penale. Përfundimisht, në asnjë rresht të vetëm, në asnjë letër të vetme, Avokati ynë nuk ka këshilluar këto negociata. Rezultati i të ashtuquajturave negociata tashmë është i njohur për të gjithë shqiptarët. Janë falur nga qeveria socialiste rreth 500 milion Euro fatura të papaguara të CEZ ndaj kompanive shtetërore shqiptare, si dhe një dëm deri në 3 miliardë USD shkaktuar Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Për më tepër, qeveria Rama do t?i paguajë CEZ a.s. edhe 95 milionë Euro të tjera, të cilat mund dhe duhej të ishin përdorur për fuqizimin e sektorit të energjisë elektrike. Çdo shqiptari do t?i duhet të paguajë nga xhepi 1,1 milionë lekë, për të mbushur xhepat e kompanisë çeke CEZ?- deklaron Mima.

Share This Video


Download

  
Report form