Burimet termale të Benjës. Vendi që kuron sëmundje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo shumë e dinë se në Benjë të Përmetit gjenden llixhat më kuruese në vend me ujërat e tyre termalë. Në të dy anët e kanionit të Langaricës burime të shumta shërbejnë për kurimin e sëmundjeve të stomakut, infeksioneve të lëkurës apo edhe atyre reumatizmale. Në fakt përdorimi këtyre ujërave duhet të bëhet sipas këshillave të mjekut. Më parë në këto banja shërbente një staf mjekësor që tashmë nuk është më.Duket se këtë vend jo shumë të njohur e kanë zbuluar edhe të huajt. Natyra në këtë zonë dhe ujërat minerale për ta janë një mrekulli. Por ata nuk hezitojnë të shprehin edhe vërejtjet për rrugët, mungesën e shërbimeve dhe sigurinë.?Është me të vërtetë shumë bukur dhe do të doja të rikthehesha këtu. Cmimet nuk janë shumë të shtrenjta por ajo që na bëri përshtypje është mungesa e infrastrukturës. Duhet të tregohet kujdes gjithashtu edhe për mbeturinat, ato janë të hedhura përreth dhe njollosin bukurinë e vendit?.Përveç llixhave ky vend është tërheqës edhe për bukuritë e kanioneve dhe historinë e tij, siç është kjo urë me hark e ngritur nga Ali Pashë Tepelena.Rruga e vështirë për të arritur deri aty dhe mungesa e investimeve bëjnë që vetëm më kuriozët ta shijojnë atë.

Share This Video


Download

  
Report form