http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis nga dita e hënë marrja në pyetje e zyrtareve më të lartë të Bankës së Shqipërisë ne cilësinë e personave qe kane dijeni per ngjarjen. Burime nga Prokuroria konfirmojnë se Zv/guvernatorja Elisabeta Gjonaj do te jete personi i pare qe do te ftohet nga Prokuroria per te dëshmuar ne lidhje me vjedhjen ne Bankën e Shqipërisë. Gjithashtu ne liste per t?u pyetur jane te gjithë anetaret e Këshillit Mbikëqyrës se Bankes se Shqipërisë si dhe guvernatorit Fullani. Fillimisht Prokuroria do t?iu drejtohet me nje ftese, në fakt pyetja tyre behet ne baze te nenit 312 te kodit te procedurës penale, i cili ne piken 2 te tij ka te parashikuar se ne rast mosparaqitje, prokurori mund te urdhëroje edhe shoqërimin e detyrueshëm . Nga ana tjetër organi i akuzës, do te nise javën e ardhshme verifikimet per rivlerësimin e demit te shkaktuar nga supervjedhja ne Banken e Shqipërisë, shifër, e cila sipas auditit te vete këtij instucioni eshte ne vleren e 713 milion lekeve por, qe nuk është marre e mirëqene nga Prokuroria, e cila do te kryeje verifikimet e saj.