http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe është tërhequr nga kërkesa e tij për të dëgjuar dëshminë e dy anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksit dhe Ardian Civicit. Shkak për këtë sipas deputetit Braçe është bërë një kërkesë e kryeprokurorit të Tiranës Z.Petrit Fusha, e cila i kërkon Komisionit të Ekonomisë që të respektojë procesin hetimor meqënëse çështja është ende nën hetim dhe të shtyjë seancën derisa të përfundojnë hetimet. Braçe i ka kërkuar organeve kushtetuese që të respektojnë po ashtu edhe pavarësinë e kuvendit dhe t?i lejojnë atij të drejtën për të konstatuar shkeljet administrative që kanë janë bërë në Bankën e Shqipërisë. Ndërkaq mësohet se në një letër drejtuar kreut të komisionit të ekonomisë ditën e premte znj. Meksi shprehet se është e gatshme që të shkojë dhe të raportojë në komision por jo për të dëshmuar, por për të përshkruar punën e saj si anëtare e këshillit mbikëqyrës. Sipas saj çdo anëtar i bordit duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjet e ndodhura në bankë.