http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dyfishimi i numrit te refugjateve ne Shqipëri gjate vitit te fundit ka nxjerre ne pah kushtet jo te mira qe ofron qendra e azilkërkuesve ne Babrru. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri gjate mbrojtjes se projekt-ligjit per azilin ne Komisionin e Jashtëm ka sqaruar se qendra aktuale per azil kërkuesit mund te përballoje edhe nje fluks ne rritje te emigranteve por problem mbetet përmirësimi i infrastrukturës. ?Është e vërtetë që kjo kërkon edhe forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore të RSH-së për të qenë të gatshëm të presin flukse shtetasish që vijnë në Shqipëri për të kërkuar azil apo statusin e refugjatit. Qendra aktuale ka një përmirësim, kjo falë bashkëpunimit me partnerët, por është shumë larg asaj që ne do të donim. Kjo, sa u takon kushteve. Sa i takon kapacitetit, jemi ende në gjendje të përballojmë edhe shtimin eventual të fluksit. Pra, përsa i takon kapaciteteve, është e mundur të presim kërkesa, në qoftë se ka. Kjo sa i takon kapaciteteve, ama, sepse kushtet lënë për të dëshiruar. Ka nevojë për buxhet, ka nevojë për të rritur mundësinë për të garantuar mirëqenien minimale për ata që vijnë në RSH, mbi këtë bazë. Pra nuk është çështje vetëm e kapacitetit dhe e depozitimit, por e kapacitetit për të garantuar një minimum standardi në raport me qëndrimin?. Sipas Tahirit numri i azil kërkuesve ne Shqipëri nga vende ku aktualisht po zhvillohet lufte si Siria, Eritrea etj eshte ende shume me i vogël se ne vendet e bashkimit evropian, por pritet qe numri i tyre te rritet.