http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sëmundje e rrallë që është shfaqur së fundmi rrezikon të thajë çdo rrënjë ulliri në Shqipëri. Të gjitha fushatat, por edhe paratë e shpenzuara nga qeveritë shqiptare dhe fermerët tanë janë të rrezikuara për shkak të kësaj sëmundjeje. Vetë ministri i bujqësisë Edmond Panaritit ka mbledhur ekspertët dhe profesorët e Universitetit Bujqësor për tu kërkuar atyre sugjerime dhe një plan masash në mënyrë që të shmanget një katastrofë e tille. Por për ekspertët e vetmja zgjidhje nëse kjo sëmundje konstatohet do të ishte djegia e ullinjve. Sëmundja është shfaqur në Pulia të Italisë që është një zonë gjeografikisht mjaft afër me Shqipërinë, për veç ullirit kjo sëmundje rrezikon të prekë dhe vreshtat.