https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Marshimi" i kancerit, sëmundja me rritjen më të lartë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sëmundjet kancerogjene në Shqipëri zënë vendin e parë për rritjen e numrit të tyre në dy dekadat e fundit. Kanceri është përgjegjës për mbi 18% të të gjitha vdekjeve, duke qenë shkaku i dytë në vendin tonë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Shifrat për të prekurit janë të ndryshme, por ato shkojnë nga 6 mijë deri në 7 mijë raste të reja në një vit.. Në vitin 1987 në Shqipëri 5 gra në 100 mijë kanë humbur jetën nga kanceri, ndërsa në vitet e sotme shifra është 11 në 100 mijë. Specialisti i ISHP-së Alban Ylli për të treguar se të sëmurët shkojnë tek mjeku në stadin e fundit të sëmundjes jep këtë shembull. Në këtë grafik pasqyrohen shtrimet në spitale nga kanceri. Në vitin 1993 numëroheshin 200 persona, ndërsa sot rreth 700. Ndër shkaqet kryesore të kancerit është ndryshimi i stilit të jetesës, ushqyerja dhe ndotja e ajrit. Parë përhapjen e kancerit, sidomos tek femrat, ISHP-ja do të sensibilizoje këtë vit depistimin për kancerin e mitrës. Për disa lloje tumoresh si p.sh. ai i mushkërive, Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Serbisë me 56 vdekje për 100 mijë banorë.

Share This Video


Download

  
Report form