http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka vendosur te prese kthimin e opozitës ne Kuvend; duke shtyre ngritjen e Këshillit Kombëtar te Integrimit. Nënkryetari i komisionit parlamentar te integrimit Taulant Balla, ka theksuar se nuk ka kuptim ngritja e kësaj strukture pa opozitën; duke përsëritur apelin qe PD te kthehet ne sallën e Parlamentit. Por nga selia e PD, i është kundërpërgjigjur kryetarja e komisionit Majlinda Bregu, e cila ka theksuar se opozita nuk do te bojkotoje asnjë mbledhje qe ka lidhje me integrimin qofte këshillin qofte tryezën e dialogut te nivelit te larte qe mbahet ne 29 shtator; por mazhoranca duhet t?i japë PD vendin qe i takon e te ngrejë një këshill sipas modelit kroat ku kryesimi i përket opozitës. Qeveria ka propozuar qe Këshilli Kombëtar i Integrimit te drejtohet nga bashkëkryetarë, Majlinda Bregu nga opozita dhe Arta Dade nga mazhoranca; por kjo formule është kundërshtuar nga PD e cila kërkon te ndiqet modeli i vendeve te tjera ne rajon dhe opozita te drejtoje e vetme këshillin.