Kapen autoret e masakrës në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kapen autoret e vrasjes makabre te dy te moshuarve ne qytetin e Durrësit. Ka qene nipi Artur Kacanolli, djali i motrës se Gjinovefa Vaves i cili ka bashkëpunuar per vrasjen e tezes dhe kunatës se saj. Mësohet se 28-vjeçari nga Shijaku u ka dhëne informacione dy bashkëpunëtoreve te tij, Velson Elmazi dhe Indrit Shaqo rreth te moshuarave, sasisë se pareve dhe sendeve prej floriri qe ato kishin ne shtëpi. Këta dy te fundit, kane shkuar ne banese dhe kane dhunuar për vdekje gratë Elsa dhe GJinovefa Vava, 70 dhe 75 vjeç. Ndërkohe mesditën e sotme, policia e Durrësit ka vene ne pranga nipin e viktimës Artur Kacanolli dhe autorin e dyshuar Velson Elmazi 28 vjeç nga Elbasani, ndërsa ka shpallur ne kërkim 41-vjeçarin Indrit Shaqo nga Shijaku. Te dy këta te fundit jane persona te dënuar me pare për vepra te renda penale. Ndërsa nipit te viktimës, Artur Kacanollit i janë gjetur ne banese arme zjarri dhe mjete te tjera luftarake. Dy te arrestuarit do te merren ne pyetje, procedure qe pritet te hedhe drite mbi shkaqet e vrasjes se dy grave te moshuara. Ne datën dy shtator qyteti i Durrësit u trondit nga nje ngjarje e rende. Dy kunata te moshuara, Elsa dhe Gjinovefa Vava u dhunuan per vdekje. Ato u gjeten te asfiksuara ne banesen e tyre dykatëshe nga djali i nje prej viktimave. Sipas policisë te moshuarat 70 dhe 75 vjeç ishin lidhur dhe mbytur me qese plasmani. Krimi është kryer nga autoret Velson Elmazi dhe Indrit Shaqo, te cilet kane hyre ne banese pasi kane thyer Pista kryesore e hetimit ishte ajo e grabitjes pasi shtëpinë tyre, ne lagjen nr 11, u konstatua se mungonin 2 milion leke. Po ashtu ndaj dy grave ishte ushtruar edhe dhune fizike. Sipas policisë autoret e dyshuar Velson Elmazi dhe Indrit Shaqaj janë persona me precedentë penale.

Share This Video


Download

  
Report form