Urime e kartolina nga politikanët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Siç është bere tradite, festat fetare shoqërohen edhe nga urimet e politikaneve. Përmes rrjeteve sociale, faqeve zyrtare apo pas pritjeve ne selite e komuniteteve fetare, krerë te shtetit, qeverise dhe forcave te ndryshme politike kane përcjelle urimet për festen e Kurban Bajramit. Kreu i shtetit Bujar Nishani nga faqja e tij zyrtare ka uruar besimtaret per këtë dite te shënuar qe sipas presidentit vjen pas vizitës historike te Papa Franceskut ne Tirane. ?Ati i Shenjtë dhe bota mbarë vunë theksin mbi një nga vlerat tona kombëtare më të çmuara, tolerancën fetare, respektin reciprok për besimin e tjetrit, paqen mes njerëzve me besim të ndryshëm. Që secili të ndergjegjesohet, që vendi të begatohet, që paqja të mos rrezikohet, ta festojmë edhe këtë Kurban Bajram si e kemi festuar gjithmonë, duke lënë mënjanë mëritë, duke iu larguar sherreve, duke u afruar, duke u respektuar, duke u vëllazëruar, duke u ndihmuar?. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka preferuar ti ndaje urimet per Kurban Bajramin. Vizitën ne selinë e komunitetit Mysliman dhe atij bektashian e ka shfrytëzuar per te uruar krerët e këtyre besimeve. Ndërsa per mbare myslimanet kreu i qeverise ka postuar ne rrjetet sociale nje kartoline urimi. Kryetari i LSi Ilir Meta shfrytëzoi këtë dite për t?i bere apel politikes per te mësuar nga bashkëjetesa fetare e shqiptareve. Per kryetarin e opozitës Lulzim Basha ky Bajram I gjen shqiptaret me te varfër dhe me te rrënuar. Nga Kavaja kryetari i PD u shpreh se kjo e keqe është e përkohshme. Urimet per këtë dite te shënuar janë përcjelle edhe nga deputete dhe drejtues te forcave te ndryshme politike

Share This Video


Download

  
Report form