http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ora e pare e mësimit ka qene shokuese për gjimnazin ?Petro Nini Luarasi? ne Tirane. Një nxënëse e klasës se 11, është hedhur nga kati i dyte i shkollës pas një zënke me një nga shoqet e saj. Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 8:30 te mëngjesit ne prani edhe te nenës se saj. Duke mos fshehur tronditjen, drejtoresha e shkollës Teuta Bracaj tregon për Vizion Plus se gjithçka ndodhi brenda pak minutave, por për fat te mire 17-vjeçarja nuk është ne rrezik për jetën. Një dite me pare, gjimnazistja nga Tirana ishte përfshire ne konflikt me një nga moshataret e saj, nxënëse ne klasën paralele. Te dyjave vajzave sot u ishte kërkuar te sillnin prindërit ne shkolle për të zgjidhur situatën. Ne pritje për te filluar mbledhja, 17- vjeçarja ne prani te nenës është hedhur nga kati i dyte shkollës. Adoleshentja është dërguar me urgjence ne spitalin e traumës. Mjeket pohojnë për Vizion Plus se ajo ndodhet jashtë rrezikut per jetën, por nga goditja ka pësuar dëmtime te kockave te legenit. Pas ngjarjes tronditëse ne gjimnazin ?Petro Nini?, mësimi ka vijuar normalisht. Jashtë kamerës moshataret e 17- vjeçares tregojnë se gjithçka erdhi pas nje sherri banal me mikeshën e saj. Te dyja vajzat janë nxënëse shume te mira ne mësime dhe ish-senatore ne klasat e tyre.