Lezhë, 18-vjeçari asfiksohet në mes të flakëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kati i katërt i nje pallati në qendër të qytetit të Lezhës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Në banesë gjendej i vetëm 18-vjeçari Aurrel Marku. Përhapja me shpejtësi e flakëve ka rrezikuar jetën e të riut i cili është gjetur i asfiksuar nga zjarrfikësit. Ata kanë hyrë me forcë në banesë duke e nxjerrë prej andej 18-vjecarin i cili aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e qytetit. Menjëherë është bërë edhe evakuimi i banorëve të tjerë të pallatit të cilët ishin në panik edhe nga frika e ndonjë shpërthimi të bombolave të gazit brenda banesave. Pas gati një ore zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët dhe të izolojnë përhapjen e tyre. Flakët kanë shkrumbuar gjithçka ndodhej brenda apartamentit duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga hetimet e para të policisë dyshohet se shkak i shpërthimit të zjarrit mund të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Share This Video


Download

  
Report form