http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përplasjet e dhunshme në stadiumin ?Partizan? në Beograd, shteti serb i ka cilësuar incident të organizuar të shqiptarëve me qëllim destabilitetin e Serbisë dhe rajonit. Ky ka qenë qëndrimi zyrtar i Presidentit serb Tomislav Nikoliç përmes një komunikate, si dhe i kryeministrit serb Aleksandar Vucic. Madje Nikoliç shkon deri në deklarata fyese, kur thotë që Shqipërisë do t?i nevojiten dekada, deri shekuj që të bëhet shtet normal. ?Qëllimi i dukshëm i atyre që organizuan dhe hodhën mjetin fluturues me flamurin e Shqipërisë së Madhe, është shkaktimi i trazirave në Serbi dhe përpjekje për paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin. Ndeshjet sportive janë një vend ku jepen mesazhe politike provokative. Pas atentatit në vendosjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë , sigurisht që Shqipërisë do t?i duhen dekada, në mos shekuj që të bëhet shtet normal, pa urrejtje ndaj serbëve.? ?Synimi i ekstremistëve shqiptarë ishte të tregonte se Serbia është një shtet jotolerant dhe kërkojnë të na turpërojnë. Ata donin të shkelnin krenarinë tonë, por ne e kemi ruajtur faqen dhe këtë e treguam përballë një bandë zyrtarësh shqiptarë që qëndronin në sallonin vip. tre orë përpara ndeshjes unë kam informuar zyrtarët e be-së se shqiptarët po përgatisin nje incident serioz.? Vuçiç ka hamendësuar edhe për vëllanë e kryeministrit Rama, duke lënë të kuptohej se sipas palës serbe, ai është personi që ka lëshuar mjetin fluturues me hartën e Shqipërisë Etnike. Ndërsa CNN shkruan duke cituar burime nga zyra e qeverisë serbe se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, është arrestuar, nën dyshimin se e telekomandonte ai mjetin fluturues me hartën e trevave shqiptare, dhe më pas është kthyer mbrapsht në Shqipëri. Megjithatë shkrimi i CNN i publikuar në faqe të parë ka më shumë nota sarkazme, kur thotë që ky skenar i propozuar nga zyrtarët serbë, paraqet një komplot që edhe një shkrimtar i librave triller do ta kishte të vështirë ta imagjinonte. Me herët ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i ka cilësuar si një incident të paramenduar dhe ?një provokim politik?. ?Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje të futbollit dhe është e përgatitur paraprakisht. Për mua është çështje kryesore se si do të reagoi Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi dikush nga Serbia ta shpaloste flamurin e ?Serbisë së Madhe? në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të ishte çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në këtë incident po përmendet që këtë e ka bërë vëllai i kryeministri të Shqipërisë, i cili këtu do të duhej të ishte si i ftuar. E gjithë kjo ka dimensione politike në këtë ngjarje dhe ky është provokim politik. Ne vijim te fjalës se tij, Daçiç ka deklaruar se shteti i tij nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e kësaj ndeshje. Këto qëndrime te shefit te diplomacisë tingëllojnë paksa kontradiktore kur kujton se ka qenë vetë Dacic, që në vitin 2010, atëherë si Minist...