Fëmijët e ngujuar rrezikojnë të mbesin analfabetë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështon projekti për arsimimin e fëmijëve të ngujuar në shtëpitë e tyre në zonat ku ndodhen. 34 fëmijë që janë aktualisht të ngujuar nuk zhvillojnë asnjë orë mësimi. Drejtorja e drejtorisë arsimore Shkodër thotë se është e vështirë që të shkohet në këto shtëpi për t?ju dhënë mësim fëmijëve. Fëmijët kur shkojnë në shkollë shoqërohen nga prindërit. Kurse në rastin e fëmijëve të ngujuar duhet dikush te iniciojë futjen e mësuesve ne shtëpitë e te ngujuarve. Kjo është një çështje e vështirë. Edhe pse sipas kanunit fëmijët nuk duhet të vriten si shkak i gjakmarrjes, frika është prezentë tek të gjitha familjet e ngujuara në qarkun e Shkodrës. Ka patur dy tre raste kur është qëlluar edhe mbi fëmijët pavarësisht se kanuni e ndalon një gjë të tillë. Në Shkodër janë të ngujuar 25 fëmijë që nuk mund të arsimohen. Projekti për shkollimin e këtyre fëmijëve ka gjetur zbatim për fare pak raste krahasuar numrin e përgjithshëm të të ngujuarve në të gjithë vendin.

Share This Video


Download

  
Report form