Veliaj në njësinë 7: Ketë vit fokusohemi te fëmijët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt edhe fëmijët në njësisë 7 do të kenë një kopsht me ambiente më të mira. Në nisjen e rikonstruksionit te ndërtesës, kryebashkiaku Veliaj, tha edhe këtë vit në fokus të punës do të jenë te vegjlit.?2016-ta ka qenë një vit fantastik! Tani nuk krahasohemi me atë që gjetëm, por me atë që bëmë në vitin tonë të parë. Ndaj, edhe këtë vit të dytë e fillojmë me një kopsht të ri. Një lajm i mirë për 120 fëmijë, të cilët janë edhe 120 qytetarë të ardhshëm të Tiranës, që do të rriten në kushte më komode?.Kopshti pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër, duke ofruar kushtet dhe standardet më të mira për fëmijët.?Po sigurohemi që ky kopsht t?i ketë të gjitha kushtet e nevojshme për fëmijët, të ketë komoditet, një kënd lodrash, ngrohje etj. Siç e dini, Tirana që trashëguam ishte një Tiranë ku mbi kabinën elektrike ngrihej pallat pa leje, i cili legalizohej nga ata që në 2013 bënë kërdinë në tranzicion, prandaj na duhet të gjejmë një vend për një kabinë të re, për një kaldajë të re, për instalime të reja?, theksoi kryebashkiaku i Tiranës. Në Kopshtin nr 17 në kryeqytet do të akomodohen 120 fëmijë të ndarë në 4 grupe.

Share This Video


Download

  
Report form