Rama prezanton skemën e subvencionit për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pensionet e kryefamiljareve pensioniste dhe pagesat e personave qe jetojnë me ndihme ekonomike, apo atyre me aftësi te kufizuar do te rriten. Kjo është zgjidhja e qeverise Rama ndaj 200 mije familjeve ne nevoje lidhur me heqjen e fashes prej 300 kwh te energjisë elektrike. Ne një bashkëbisedim me persona te shtresave ne nevoje, kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria është vendosur te ndëshkoje te gjithë ata qe vjedhin energjinë.?Ka shume spekulim me operacionin qe ka filluar. Sa shume njerëz kërkojnë te justifikojnë vjedhjen. Asnjë i varfër ne këtë vend nuk shkon ne dyqanin e bukës dhe nuk paguan. Asnjë pensionist nuk manipulon sahatin. Pensioni i gjithë pensionisteve kryefamiljare, jo ata qe jetojnë me te tjerët dhe te tjerëve do te rritet ne atë mase qe asnjënjeri nuk do te ndjeje qe është hequr fasha. Asnjëherë nuk do te duhet te kurseje nga buka e gojës për te paguar energjinë. Nuk do te jete një reforme qe do te preke mbijetesën?.Rama ka sqaruar se qeveria do te investoje 150 milion dollarë ne sistem e shpërndarjes, ku nuk është ndërhyre prej vitesh. Sipas Kryeministrit, kjo do te sjelle modernizim dhe shmangien e faturistëve abuzues.?Ditën e hëne do te firmosim marrjen e 150 milionë dollarëve te pare qe te investojmë ne sistem. Ne sistemin shpërndarës nuk është investuar prej vitesh. Kemi model suksesi nga jashtë me matje jo nga faturistë abuzues?.Kryeministri i ka quajtur abuzime deklaratat lidhur me ndryshimin e skemës se pagesës se energjisë elektrike për shkak te konfliktit me CEZ. Për Ramen, heqja e fashës prej 300 kwh nuk do te rendoje ne xhepat e qytetareve, pasi kjo skeme është bere për t?iu hequr mburojën atyre qe vjedhin energjinë elektrike. Kryeministri deklaroi gjithashtu se nuk do te ekzistojnë me faturat aforfe.

Share This Video


Download

  
Report form