Eulex nën akuzë për korrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çështja e parë që kreu i ri i eulexit, Gabriele Meucci, misionit qe synon vendosjen e sundimit të ligjit, do te marre ne shqyrtim, është një akuzë për korrupsion, jo për shtetin e Kosovës por për vetë Eulex. E përditshmja kosovare koha ditore, pa publikuar pjesë të një raporti që përmban përgjime telefonike, që implikojnë në krim dhe korrupsion, dy zyrtarë të lartë të drejtësisë së misionit të be-së. Bëhet fjalë për informacione ku provohet se kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Flori, komunikonin me sekserë për çështje të ndryshme. ?Kam vërejtur në përgjimet pasuese të telefonit të të dyshuarit Ilir Tolaj se ka bazë për një hetim të brendshëm të asaj çfarë ka dalë prej përgjimeve?, shkruan prokurorja Bamieh. Ajo shton se informacionet që kanë rrjedhur janë shumë të rëndësishme dhe se prej tyre mund të dalë se anëtarë të lartë të stafit, si dhe punëtorë lokalë mund të jenë përfshirë. Prokurorja Maria Bamieh në vitin 2012 ia kishte dorëzuar këtë dosje kreut të atëhershëm të eulexit. Sikurse shkruan gazeta, në atë kohë Bonfigli jo vetëm që nuk kishte nisur hetimin, por kishte hapur procedura disiplinore kundër prokurores Bamieh për parkim të gabuar të makinës. Vete eulex në një reagim të tijin ditën e mërkurë njoftoi se se që prej vitit 2013 bashkë me autoritetet gjyqësore të Kosovës po zhvillon një hetim rreth këtyre akuzave. Ne komunikatën per shtyp të misionit, theksohet se pavarësisht nga hetimet që janë duke u zhvilluar, supozimi i pafajësisë është gur themeli i çdo sistemi të sundimit të ligjit, duke nënkuptuar se për sa kohë që asnjë akuzë nuk është vërtetuar, Eulex nuk mund të mbajë njollën e korrupsionit.

Share This Video


Download

  
Report form