http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim dy ish-drejtuesit e lartë të CEZ, Jozef Hajsek dhe Jan Ivan.Ata akuzohen për veprën penale të ?mashtrimit? me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim, së bashku me të pandehurin tjetër, i cili ndodhet pas hekurave Kastriot Ismailaj.Sipas prokurorisë, Hajsek me detyre kryetar i Bordit te Drejtoreve, Ivan anëtar i Bordit dhe Ismailaj, kishin krijuar një mekanizëm fiktiv, për zvogëlimin e pasurisë së shoqërisë ?Cez Shpërndarje? me qëllim kalimin e parave te saj, te shoqëria ?DIA?.Dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar thotë Prokuroria, është afërsisht 650 milionë lekë.Nga hetimi ka rezultuar se dy te pandehurit kane qene ne dijeni te falsitetit te dokumentacionit te paraqitur nga Kastriot Ismailaj, dhe me dashje kane prodhuar dokumenta fiktive, per pune dhe shërbime te cilat realisht nuk janë kryer nga shoqëria ?DIA?.Por në aktakuzën e saj, Prokuroria ka vërejtur se shoqëria DIA nuk ka kryer asnjë investim dhe po ashtu nuk kishte blerë asnjë mjet apo pajisjeje me qellim kryerjen e shërbimit, qe ishte marre përsipër në bazë të kontratës së 1 shkurtit 2011.Kur vjedhja e pasurisë kryhet në bashkëpunim dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, ashtu siç pretendon Prokuroria, Kodi Penal parashikon dënimin me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.