http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndergjegjesimi qytetar per te paguar energjie elektrike ka kaluar pritishmerite. Edhe pse dite pushimi, ne zyrat ku kryhen pagesat e energjise radhet e qytetareve debitor kane qene te gjata. Nisur nga ky flusk i madh kompania e sistemit te shpërndarjes se energjise ka njoftuar se zyrat do te jene te hapura edhe gjate dites se diele. Qytetaret thone se akumulimi i borxheve ka ardhur per dy arsye: nje pjese nuk kane mundesi pagese, ndersa te tjeret kane neglizhuar duke pare shume te tjere qe nuk jane ndeshkuar per vite me rradhe. Nga e hena e deri ne fundjave shifra e arketimeve eshte rritur me afro 40 % krahasuar me te njeten prriudhe te nje viti me pare. E thene ndryshe, cdo dite ne arkat e OSHSE mblidhen 100 milion leke me shume. Nxitimi i qytetareve per te paguar ka ardhur edhe si pasoje e nderprerjeve te energjise qe kompania ka bere ndaj debitorëve.