http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri u ka bërë edhe njëherë apel abonentëve familjarë që të shfrytëzojnë shtyrjen e afatit për të paguar detyrimet e prapambetura dhe të lidhin kontratat e reja me ujësjellësin. Sipas Gjiknurit, nëse deri me 28 shkurt qytetarët vetëdesiplinohen, nuk do të ketë penalitete për asnjë abonent.
?Të gjithë këto investime që të jenë të qëndrueshme duhet të kemi një shëndoshje financiare të sektorit. Shëndoshja financiare vjen nga pagesa e rregullt e ujit ashtu sikurse ndodhi me energjinë. Qytetarët që paguajnë nuk mund të mbajnë përsipër edhe ata që nuk paguajnë. Nëse të gjithë paguajmë, kemi mundësinë të bëjmë edhe më shumë investime?.
Damian Gjiknuri tha se pagesa në kohë e ujit do të rrisë investimet në këtë sektor. Për ta konkretizuar këtë ai u ndal tek investimi që po bëhet në rrjetin e kanalizimeve dhe të ujësjellësit në qytetin e Durrësit, veçanërisht në zonën e plazhit.
?Është një nga investimet më të mëdha që do ti japë zgjidhje përfundimtare çështjes së ujit dhe kanalizimeve të qytetit të Durrësit. Një qytet mjaft i rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike dhe turistike. Është një investim i garantuar plotësisht nga investimet e qeverisë shqiptare dhe nga komunikimi që kam patur me kryetarin e Bashkisë, puna sidomos vitin e fundit po ecën shumë mirë. Shpresojmë që të mbyllet në kohë dhe është një nga veprat transformuese për të gjithë qytetarët e Durrësit?.
Ndërsa për kryetarin e bashkisë Vangjush Dako përmes këtij investimi merr fund një nga problemet më të mëdha ne zonën e plazhit, siç është derdhja e ujërave të zeza në det. Dakos u shpreh i bindur se brenda 2019 nuk do të ketë më probleme me furnizimin me ujë.