http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetja socialiste Luiza Xhuvani jep dorëheqjen nga mandati i saj, pas krimit te katërfishte, per te cilin akuzohet i biri. E veshur me te zeza e mes lotësh Xhuvani ka deklaruar se familja e saj nuk ka asgjë te përbashkët me krimin e te birit, duke i lënë Konstadin Xhuvanit peshën e fajit dhe duke kërkuar qe drejtësia te veproje. Ne fjalën e tij pas deputetes socialiste, kryeministri Edi Rama, tha se ngjarja e kësaj te marte tregoi se ka ikur koha kur pushtetarët mbronin krimet e bijve. Ai renditi një sere ngjarjesh te ndodhura ne kohen e demokrateve ku sipas rames nuk ishte bere drejtësi per shkak te përfshirjes se familjareve te tyre. Kreu i ekzekutivit nuk ka kursyer mbështetjen e tij ndaj çiftit Xhuvani, madje duke theksuar se dorëheqja e saj është i pari veprim i këtij lloji ne politiken shqiptare. Ndërsa për konstantin Xhuvanit komenti i Rames ishte fraza: do te ketë rruge te gjate për t?u kthyer ne shtëpi.