Basha prezanton 24 koordinatoret kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prezantimi i 24 koordinatoreve kombëtare; një strukture e re kjo per Partine Demokratike është shfrytëzuar nga kryetari i PD Lulzim Basha per te përçuar mesazhin e hapjes se partisë. Mes koordinatoreve janë figura qe sot janë pjese e Këshillit Kombëtar si Julian Deda, apo qe garuan per këshill, por nuk fituan si Dritan Shano; njerëz qe kane studiuar ne shkollat me te njohura ndërkombëtare si Akil Kraja e Albana Cenollari; ndërkohë qe bie ne sy prania ne liste edhe e vajzës se ndërtuesit Hajredin Fratari dhe vajza e Fahri Balliut.?PD është e vendosur të garantojë të gjithë hapësirën dhe mbështetjen ndaj çdo qytetari që propozojnë ide dhe zgjidhje që dinë t?i venë ato në jetë dhe në zbatim. Duam të japim mesazhin dhe shembullin se propozimi ynë për qytetarët shqiptarë janë këto vlera, të rinjtë dhe të rejat burrat dhe gratë që e kanë kokën plot, që kanë dhënë prova individualisht dhe vazhdojnë të japin prova se mund të marrin përgjegjësi dhe ti përmbushin ato. Punojmë për integrimin evropian me bindjen se integrimi evropian është rruga e duhur.?Paralelisht me caktimin e koordinatoreve, ne PD vazhdon procesi i zgjedhjes se strukturave drejtues pasi te enjten ka përfunduar aplikimi per sekretariatin dhe drejtoret e departamenteve. Për numrin 2 te partisë, për postin e sekretarit te përgjithshëm kandidojne Eduard Selami, Enkelejd Alibeaj dhe Arben Ristani i cili deri me tani sipas burimeve nga PD mbetet me i favorizuari per ketë post. Ndërkohë qe mësohet se Edi Paloka e Edmond Spaho do te jene dy nënkryetaret e PD. Ajo qe vihet re tek kandidatet është qe grupi parlamentar është shmangur nga strukturat partiake pasi duke përjashtuar nënkryetaret dhe sekretarin e përgjithshëm, per postet e drejtuesve te departamenteve deputetet pothuajse nuk kane aplikuar.

Share This Video


Download

  
Report form