http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me tone te ngjashme si ne Shqipëri është përshkruar edhe ne mediat serbe vizita e kryeministit Rama ne Beograd. Ndonëse ne rreshta spikat pakënaqësia mediat serbe e kane përshkruan hedhjen e një droni të dytë mbi Beograd, fjalimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku ndër të tjera kërkoi dhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Gazeta serbe ?Kurir?, në shkrimin kryesor të saj e cilëson provokim qëndrimin e Ramës, në artikullin ?Olsi Rama serish ne Beograd: Rama mori vëllain me vete?. Duke cituar drejtorin e zyrës për Kosovën, Marko Duric, Kurir shkruan se kreu i qeverisë shqiptare hodi një dron të dytë në serbi, për këtë radhë ishte një dron folklorik dhe diplomatik. Fjalimi ishte një mesazh jo vetëm për rebinë por për të gjithë shtetet fqinjë me të cilët bashkëpunimi është shumë i vështirë, shkruan Kurir. Ndërkohë gazeta blic shkruan se Edi Rama qëndron në Preshevë aty ku e presin billbordet ?Mirësevjen kryeministër i shqiptarëve?. Dita e dytë e qëndrimit të Ramës është pasqyruar edhe në mediat e tjera, që kanë pasqyruar agjendën e aktivitetit.