Dosja “Xhuvani” drejt Gjykatës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria është ne prag te mbylljes se hetimeve per masakrën e ndodhur ne rrugën e Elbasanit, ku mbeten te vrare katër persona, ndërsa javën tjetër dosja do te dërgohet ne gjykate. Tashme për hetuesit është e qarte se autori i vetëm i masakrës, është Kostandin Xhuvani, i cili do te merret edhe nje here ne pyetje nga prokuroret per te treguar motivin e ngjarjes sipas tij. Deri tani 26-vjecari mësohet se nuk ka pranuar te jape asnje shpjegim ne lidhje me shkaqet qe e cuan ne kete akt kriminal.Sipas prokuroreve analizat balistike kane vërtetuar se te gjitha gëzhojat kane dale nga pistoleta qe dispononte Xhuvani, e cila është gjetur e zbrazur. Ndërsa arma tjeter, qe dyshohet te jete e 19 -vjecarit Arber Demiraj, nje nga katër viktimat, rezulton te mos jete përdorur. Ngjarja e rende ndodhi duke u gdhire 4 nëntori ne bar ?Ante Grand? tek rruga e Elbasanit . Sipas Prokurorisë pas nje grindje per motive banale Kostandin Xhuvani ka ekzekutuar Edison Jahon, Enea Xhaja, ndërsa plumbat kane kapur edhe dy personat qe kane qene prane tyre Arber Demiraj dhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola. Xhuvani u kap ne oborrin e fakultetit filologjikut teksa po tentonte ti fshihej policise. Fare pranë tij u kapen edhe dy shokët Erald Sida dhe Albano Bllacaj te cilët pasi kane lënë Arber Demiraj ne makine kane tentuar te largohen drejt Saukut.

Share This Video


Download

  
Report form