Abuzimi i koncesionarëve të naftës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i komisionit të Ekonomisë, por edhe deputetë të tjerë anëtarë të këtij komisioni kanë kërkuar llogari pranë kreut të tatimeve për shkaqet që ende dhe sot, prej më shumë se 15 vitesh dy kompanitë të cilat kanë marrëveshje konçesionare në kërkimin dhe prodhimin e naftës nuk paguajnë tatim-fitim. Erjon Braçe: ?Si menaxhohet kontrolli te konçesionarët e naftës? ka ndonjë shpjegim se si ka mundësi që për 15 vjet rresht këta nuk paguajnë tatim-fitim ndërkohë që po harxhojnë pasuritë kombëtare dhe nuk derdhin asgjë në arkën e shtetit?? Briseda Shehaj: ?Faturat tatimore nuk i kontrollojmë ne por i kontrollon AKBN. ne nuk na lejohet nga ligji i hidrokarbureve t?i kontrollojmë. Kemi përplasje.? Gjatë debatit mes Braçes dhe Shehajt, kjo e fundit nxori në pah dhe mënyrën se si konçesionarët e naftës mashtrojnë konsumatorin duke shitur atë të prodhimit vendas me hollues. ?E marrin naftën dhe nuk e eksportojnë e çojnë në Durrës, i hedhin dhe hollues dhe besoj se ju e dini më mirë se unë si e bëjnë?? Elisa Spiropali tha se përveç konçesionarëve në fushën e naftës, edhe pikat e karburanteve shmangin pagesën e taksave për shkak se nuk e kanë të vendosur kalimatësin, i cili vërteton në mënyrë të saktë sasinë e xhiros që bëhet. Erjon Braçe: ?Si ka mundësi që edhe karburantet e vogla pagujanë kaq pak tatim- fitim si është e mundur kjo??Elisa Spiropali: ?Unë kam nxjerrë një urdhër dhe i kam lënë afat të vendoset kalimatësi deri në fund të nëntorit? Erjon Braçe: ?Mos i toleroni asnjë ditë më shumë! Ne po dënojmë qytetarët për matëset e energjisë!? Debati në Komisionin e Ekonomisë vërtetoi se ai që dëmtohet më shumë është konsumatori, pasi deri më sot askush nuk ka marrë mbrapa dëmshpërblimin si për naftën e keqe ashtu dhe për produktet fallco që konsumon. Deputetet dëgjuan raportimin për më shumë se tre orë të drejtores së doganave dhe asaj të tatimeve. Edhe pse mbledhja e të ardhurave për këtë vit është realizuar, KESH dhe OSHEE mbeten dy kompanitë më problematike që nuk derdhin të ardhura në buxhet. Tatimet u ankuan se institucione të tjera buxhetore nuk derdhin as kontributet e sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form