Daniel Godelli, kampion bote - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Daniel Godelli u shpall kampion bote ne kampionatin botëror te peshëngritjes per te rritur qe po zhvillohet ne qytetin Almati te Kazikistanit. Ne garat per peshën 77 kg, 22-vjeçari arriti te rrëmbente tre medalje: Dy ari dhe një argjendi. Fillimisht Godelli u shpall kampion bote ne stilin e shtytjes. Ne provën e pare, ai ngriti 165 kg, realizoi te dytën me sukses 167 kg, ndërsa u rendit i pari pasi ngriti ne provën e trete 171 kg. Ndërkohe sportisti tjetër shqiptar Erkand Qerimaj përfundoi ne stilin e shtytjes ne vend te peste pasi ngriti ne provën e trete 160 kg. Por Godelli nuk u mjaftua me kaq duke tentuar me sukses edhe ne stilin e shkëputjes ne një duel te forte me rivalin kinez Zhgon Goushun dhe koreanin Kim Kwang Song. Godelli ne provën e pare ngriti 196 kg, ndërsa ne te dytën 198 mese e mjaftueshme për te qene ne majën e botes. Sportisti shqiptar tentoi te thyente rekord me 211 kg ne provën e trete, por edhe pse nuk e realizoi zuri vendin e pare ne dy garesh, ndërsa rrëmbeu te argjendtën ne këtë stil. Ne përfundim ne dy garesh, Godelli ngriti 369 kg medalja e dyte e arte, me dy kg me shume se kinezi Zhong dhe 6 nga koreanin Kim. Ndërkohë Qerimaj dështoi ne tre provat e stilit te shkëputjes duke u skualifikuar ne dy garesh

Share This Video


Download

  
Report form